Pranvera Sylejmani

Pranvera Sylejmani

Drejtoreshë

Pranvera Sylejmani – Biografi Profesionale Pranvera Sylejmani 1989, Sadovinë e Jerlive, Viti dhe jeton ne Ferizaj nga 1999, është artiste pamore, li…

Pranvera Sylejmani – Biografi Profesionale Pranvera Sylejmani 1989, Sadovinë e Jerlive, Viti dhe jeton ne Ferizaj nga 1999, është artiste pamore, ligjëruese dhe menaxhere arti me një ndikim të spikatur në skenën kulturore dhe arsimore të Kosovës. Studimet Bachelor dhe Master i përfundoi në Fakultetin e Arteve, dega Pikturë, pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (2018). Udhëheqja Institucionale dhe Arsimore Që nga shtatori i vitit 2025, ajo mban pozicionin e U.D. Drejtoreshë në Shkollën e Mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, institucion ku kontribuon si profesoreshë e pikturës që nga viti 2018. Përvoja e saj akademike pasurohet me angazhimin si profesoreshë asistente (2018–2019) në Departamentin e Pikturës në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës. Angazhimi në Trashëgimi dhe Komunitet Artistik Gjatë viteve 2011–2017, Sylejmani ka dhënë një kontribut të çmuar si bashkëpunëtore profesionale në Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe në Institutin Arkeologjik të Kosovës, duke ndërthurur ekspertizën artistike me ruajtjen e trashëgimisë. Në rrafshin organizativ, ajo mban dhe ka mbajtur pozita kyçe drejtuese: Kryetare e Shoqatës së Artistëve Figurativë “Zef Kolombi” në Ferizaj (zgjedhur në 2017). Nënkryetare e Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës (që nga 2018). Bashkethemeluese dhe Menaxhere Artistike e "Mural Fest Kosova", që nga viti 2017 deri ne vitin 2021. Veprimtaria Artistike Krijimtaria e saj është prezantuar në galeri kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndër ekspozitat e saj personale më të rëndësishme veçohen: 2019: Ekspozite ne Konsullaten e Kosoves ne Cyri. 2019: Ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve në Shkodër, Shqipëri. 2010: Ekspozita e parë personale në Galerinë e Arteve në Ferizaj. Përveç prezantimeve personale, ajo është pjesëmarrëse aktive në shumë ekspozita kolektive dhe koloni artistike brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar për qasjen e saj autentike në pikturën bashkëkohore.

pranverasylejmani5@gmail.com

Besarta Tërstena Reçica

Sekretare

Besarta Tërstena Reçica e lindur me 25.12.1986 në Ferizaj . Shkollimi: Shkolla fillore "Tefik Canga" Ferizaj , Shkolla e mesme: Gjimnazi " Kuvendi i …

Besarta Tërstena Reçica e lindur me 25.12.1986 në Ferizaj . Shkollimi: Shkolla fillore "Tefik Canga" Ferizaj , Shkolla e mesme: Gjimnazi " Kuvendi i Arberit " Ferizaj, Fakulteti: Universiteti i Prishtines -Fakulteti Juridik - Bachelor , Studimet Master- Universiteti i Prishtines - Drejtimi Financiar , Titulli: Magjister i Shkencave Juridike. Statusi : E martuar , 2 fëmije . E punësuar në Shml "Çesk Zadeja" Ferizaj . Pozita e punës: Zyrtar Administrativ.

Rina Kërqeli

Këshilltare Karriere

Rina Kërqeli, e lindur më 31.08.1991, është një profesioniste e angazhuar në fushën e shkencave sociale. Ajo e ka filluar rrugëtimin e saj akademik …

Rina Kërqeli, e lindur më 31.08.1991, është një profesioniste e angazhuar në fushën e shkencave sociale. Ajo e ka filluar rrugëtimin e saj akademik në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit", ku ka përfunduar shkollën e mesme me rezultate të larta. Pas diplomimit në shkollën e mesme, Rina ka vazhduar studimet në Universitetin "Hasan Prishtina" në Prishtinë, ku ka mbaruar studimet në fushën e sociologjisë. Duke ndjekur pasionin e saj për zhvillimin e shoqërisë dhe studimet e thelluara, Rina ka vazhduar me sukses studimet pasuniversitare në Programin e Masterit për Shkenca Sociale në Universitetin AAB, ku ka zgjeruar njohuritë e saj në këtë fushë dhe ka zhvilluar aftësi profesionale për të analizuar dhe kuptuar dinamizmin shoqëror. Përmes studimeve dhe angazhimit të saj, Rina ka kontribuar në zhvillimin e analizave sociale dhe mbështetjen e iniciativave që promovojnë mirëqenien shoqërore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Nga viti 2021 e deri më sot vazhdon të punojë si sociologe në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj.