Sep 30, 2025

Vizitë studimore në Galerinë e Arteve në Ferizaj

Nxënësit e Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja” realizuan një vizitë studimore në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ku është e hapur ekspozita ndërkombëtare e karikaturës. Ky aktivitet kishte për qëllim pasurimin e njohurive artistike të nxënësve tanë dhe nxitjen e kreativitetit përmes përjetimit të drejtpërdrejtë të veprave të artit bashkëkohor.