Epopea e UÇK-së dhe 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Mar 06, 2026
Epopea e UÇK-së dhe 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, aktivitetet tona nisën me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, ku me respekt dhe përulësi kujtuam sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.
Më pas, aktivitetet vazhduan në Galerinë e Arteve me koncertin dhe ekspozitën artistike të organizuar nga nxënësit dhe profesorët e Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”.
Gjatë këtij aktiviteti, drejtoresha e shkollës së bashku me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së z.Afrim Mehmetin, ndanë një mirënjohje në shenjë falënderimi për profesoreshën Melihate Kelmendi-Xhakli, për kontributin dhe përkushtimin e saj në udhëheqjen e shkollës si drejtoreshë gjatë viteve 2009–2017, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e shkollës sonë.
Falënderojmë për praninë dhe mbështetjen e tyre deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Qalaj, drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani, drejtorin e Kulturës Gazmend Bytyci, zyrtarët e DKA-së, ansamblistët nga Kuvendi Komunal,kryetarin z.Afrim Mehmetin, dhe perfaqesuesit te OVL-UÇK-së si dhe prindërit dhe nxënësit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre e bënë këtë aktivitet edhe më domethënës.
Lavdi dëshmorëve dhe urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! ![]()
![]()
![]()