Feb 09, 2026

Luna Salihu, nga klasa e pianos e prof. Shaban Retkoceri

Nxënësja Luna Salihu, nga klasa e pianos e prof. Shaban Retkoceri, pas paraqitjes së suksesshme në Festivalin Kulturor-Artistk “Yjet e Flakës” në Gjilan, u prit në ambientet e Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”.

Me këtë rast, drejtoresha e shkollës i ndau një Falënderim për përfaqësimin dinjitoz dhe angazhimin e saj artistik, duke vlerësuar përkushtimin dhe talentin që ajo dëshmoi në këtë aktivitet.

Urime Lunës për arritjen dhe suksese të reja në rrugëtimin e saj muzikor! 🌟