Festivali i Recitatorëve
Music Department
Oct 27, 2025
Sot, në ambientet e Shkollës së Mesme të Muzikës “Çesk Zadeja”, drejtoresha e shkollës, znj. Pranvera Sylejmani, i priti në takim nxënëset fituese dhe pjesëmarrëse të Festivalit të Recitatorëve, për t’i uruar dhe vlerësuar për suksesin e arritur.
Në takim u shprehën falënderime dhe mirënjohje për profesoreshën Emine Berisha, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve. ![]()
Ky takim përforcoi frymën e bashkëpunimit, motivimit dhe dashurisë për artin që karakterizon komunitetin tonë shkollor.
Krenarë për talentet e reja që e ngrenë lart emrin e shkollës sonë