Apr 16, 2026

Shkolla e Mesme e Arteve "Çesk Zadeja" & IAAP "Zenel Hajdini"

Sot u mbajt një takim i përbashkët me përfaqësues të Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”, dhe të shkollës IAAP “Zenel Hajdini”, me qëllim organizimin e përbashkët të mbrëmjes së maturës.


Ky bashkëpunim është shembull i një partneriteti të suksesshëm ndërmjet institucioneve arsimore, duke promovuar koordinimin, kreativitetin dhe frymën e bashkëveprimit në realizimin e aktiviteteve të rëndësishme për nxënësit tanë.


Jemi të bindur se kjo mbrëmje do të jetë një ngjarje e paharrueshme për maturantët, falë angazhimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.