Nov 25, 2025

🇦🇱✨ Mbrëmje e veçantë artistike për Festat e Nëntorit ✨🇦🇱

Me rastin e Ditës së Flamurit, daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja” – Ferizaj organizoi një mbrëmje të veçantë koncertale dhe një ekspozitë artistike, të mbushur me emocione, tinguj, ngjyra dhe frymëzim kombëtar.

Nxënësit tanë të artit dhe muzikës sollën në skenë talentin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun përmes artit.

Falënderojmë për praninë dhe mbështetjen:

Nënkryetarin e Komunës z. Lulzim Aliu

Drejtorin e drejtorisë së Arsimit z. Afrim Llabjanin

Shefin e Kabinetit të Kryetarit z. Albion Sherifi

Zyrtarë i lartë i drejtorisë së Arsimit z. Bashkim Bytyçin

Profesorët dhe prindërit

Mirënjohje e veçantë për:

🎖 Znj. Lindita Isufi – Bashkethemeluese e Shkollës së Muzikës, e cila ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të çmuar në edukimin artistik të brezave të rinj.