Një ekspozitë që flet me zemër

🎨 Një ekspozitë që flet me zemër

Nxënësi ynë Flerton Emërllahu me Sindromën Down realizoi një ekspozitë të veçantë në ambientet e shkollës, duke prezantuar punimet e tij artistike plot ngjyra, ndjenja dhe kreativitet.

Kjo ekspozitë është një dëshmi e bukur se arti nuk njeh kufij dhe se çdo talent meriton të shprehet dhe të vlerësohet. Jemi krenarë për përkushtimin dhe talentin e tij. 👏🎨