“Pranvera Shqiptare 1981”
Apr 03, 2026
Per nder dhe përkushtim ishte pjesë e manifestimit përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981”
Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj me nder dhe përkushtim ishte pjesë e manifestimit përkujtimor “Pranvera Shqiptare 1981”, duke realizuar pjesën artistike të manifestimit qendror të mbajtur në Galerinë e Arteve.
Nxënësit tanë, përmes muzikës, interpretimit dhe krijimtarisë artistike, sollën emocione të veçanta dhe nderuan sakrificën e brezave që kontribuan për liri dhe dinjitet. Programi artistik u mirëprit nga të pranishmit dhe shërbeu si një kujtesë e gjallë e historisë sonë.
Falënderojmë Shoqatën e ish të Burgosurve Politikë në Ferizaj dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Falënderojmë gjithashtu të gjithë nxënësit dhe profesorët për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz.