Punëtori dy-ditore me rastin e 8 Marsit
Art Department
Mar 04, 2025
Punëtori dy-ditore me rastin e 8 Marsit ![]()
![]()
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe nxënësit e shkollës sonë, Artit Figurativ Aplikativ, realizuan një punëtori dy-ditore krijuese. Përmes artit, ata shprehën vlerësimin dhe mirënjohjen për forcën, dashurinë dhe kontributin e grave në shoqëri.
Një falënderim i veçantë shkon për Komunën e Ferizajt dhe Drejtorinë për Kulturë për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti!
Një përvojë frymëzuese ku talenti dhe kreativiteti u bashkuan për të festuar këtë ditë të veçantë!
#8Mars #DitaNdërkombëtareEGruas #ArtiSiMesazh #Krijimtari