Feb 09, 2026

Projekti “Tingujt Shqiptarë në Duart e Rinisë”

Projekti “Tingujt Shqiptarë në Duart e Rinisë”, i organizuar nga ish-nxënëset e shkollës sonë, Roza Sadiku dhe Arlinda Rexhepi, tani studente në Universitetin e Prishtinës, në kuadër të lëndës Etnomuzikologji, nën udhëheqjen e profesoreshës Rreze Kryeziu-Breznica, u zhvillua në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë, të cilët mbajtën koncert duke interpretuar vepra shqiptare.