Music Department

Biography

Albana Çerkini

E lindur më 13.07.1997 në Ferizaj.

Kreu shkollën fillore dhe të mesme të muzikës në shkollën “ Çesk Zadeja “ Ferizaj në klasën e Prof.Rinor Aliu dhe studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës fakulteti i arteve , dega Piano Instrumental në klasën e Prof.Alberta Troni. Vazhdon studimet në nivelin master ne drejtimin Piano Instrumental.



Pjesëmarrëse në koncerte pianistike si soliste nga viti 2014 dhe korepetitore.

Në vitin 2019 mban koncertin per Piano dhe Orkestër , ndërsa ne vitin 2020 mban koncertin solistik në mbrojtje të temës së Diplomës. Në vitin 2021 mban koncert për piano dhe orkestër të kompozitorit W.A.Mozart A-Dur no 12.



Në vitin 2018 angazhohet si mësimdhënëse e pianos në shkollën e muzikës “ Yllëzat” në Prishtine, ndërsa në vitin 2019 angazhohet si profesoreshe e pianos në shkollën e muzikës “ Çesk Zadeja “ deri më tani pati rreth 12 koncerte të klasës së pianos me një numër të madh të nxënësve .

Vazhdon të jap kontributin e saj me shumë përkushtim.