Music Department

Biography

Arjeta Krosa - Flautiste e diplomuar në Bachelor dhe Master në interpretim (Flaut) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Së fundmi, ka qenë aktive në disa masterklasa në Evropë, me flautistë si:

Maté Palhegÿi (Vjenë), Iris Daverio (Paris), Aleksandra Pechytiak (Salzburg), Fabio Colajanni (Romë), me të cilët punon vazhdimisht.Poashtu, ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në Accademia Italiana del Flauto në Romë, ku ka ndjekur masterklasa dhe koncerte me flautistë të shquar si Emmanuel Pahud, Mario Caroli, Philippe Bernold, Silvia Careddu dhe Denis Bouriakov.

Si interpretuese, ajo ka performuar në skena dhe festivale në Kosovë dhe Europë. Gjithashtu, fituese e disa çmimeve në konkurse ndërkombëtare.

Përveç karrierës si soliste, ajo është e angazhuar si mësimdhënëse e flautit dhe lëndëve teorike në Kosovë dhe punon me studentë nga Europa në formatin online. Metodologjinë e saj pedagogjike të veçantë e bën formimi i saj si instruktore e licencuar për Yoga dhe Meditim, përmes të cilit ajo integron praktikat e ndryshme për të zhvilluar frymëmarrjen, përqendrimin dhe shprehjen muzikore.