Emi Çerkini
Mësimdhënëse e Pianos
Music Department
Biography
Emi Çerkini arsimin fillor pianistik e përfundoi në Shkollën e Muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në drejtimin Piano Instrumental me prof. Rinor Aliu, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në programin Piano, nën mentorimin e prof.ord. Valbona Pula Petrovci.
Gjatë formimit të saj artistik, ajo ka qenë vazhdimisht aktive në jetën koncertale, duke u paraqitur në koncerte, recitale dhe veprimtari të ndryshme pianistike që nga mosha e hershme. Ndër paraqitjet e saj të rëndësishme përfshihen pjesëmarrja në Koncertin e Përbashkët Pianistik Prishtinë–Ferizaj, Dhjetor 2014, një aktivitet artistik që bashkoi pianistë të rinj nga dy qytete. Për kontributin dhe paraqitjen e saj në këtë koncert, u nderua me Mirënjohje, si dhe në koncertin e organizuar për nder të Ditës së Evropës dhe promovimin e librit Akil Mark Koci, Maj 2015, Ferizaj. Në qershor të po atij viti, u nderua me Mirënjohje nga Shkolla e Muzikës “Çesk Zadeja” për sukseset dhe arritjet e saj të dalluara artistike.
Në periudhën 2015–2020, u paraqit si soliste, korepetitore, si dhe në formacione të dueteve pianistike në një sërë koncertesh të organizuara nën udhëheqjen artistike të prof.ord. Valbona Pula Petrovci, të mbajtura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Në prill të vitit 2018, mori pjesë me interpretim aktiv në masterclass-e me pianistët e njohur ndërkombëtarë Vasco Dantas Rocha (Portugali), Jérôme Granjon (Francë).
Në korrik të vitit 2020, përmbylli studimet bachelor në programin Piano në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke diplomuar me notë maksimale. Në kuadër të programit të diplomës, realizoi Koncert Recital dhe Koncert për Piano dhe Orkestër. Një vit më pas, në korrik 2021, mbajti Koncert Solistik në Ferizaj, me Koncertin për Piano dhe Orkestër nr.11 në F Dur, W.A.Mozart.
Nga viti 2017 deri më 2022, ishte e angazhuar si mësimdhënëse e pianos në Shkollën e Muzikës dhe Artit “Misbah&Friends” në Prishtinë. Gjatë kësaj periudhe, kontribuoi aktivisht në organizimin e festivalit El Maestro dhe realizoi me sukses koncertet e para klasore me nxënësit e saj. Nën mentorimin e saj profesional, nxënësit u vlerësuan me çmime të para, të dyta dhe të treta në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për veprimtarinë e saj pedagogjike dhe artistike, në korrik të vitit 2021 u nderua me Diplomë Nderi në kuadër të II Brussels International Music Competition në Bruksel, Belgjikë, si vlerësim ndërkombëtar për përgatitjen artistike dhe pedagogjike të garuesve të saj. Ky vlerësim u akordua nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga pianistë dhe pedagogë të njohur, ndër të cilët Sohan Schmid (Royal Conservatory of Brussels), Yuka Izutsu (Royal Conservatory of Mons), Natalia Letyuk (Gnessin Academy of Music, Moskë), Irina Novikova (Shrewsbury International School, Tajlandë),si dhe profesorë të tjerë nga konservatorë prestigjiozë evropianë.
Që nga viti 2020, Emi Çerkini ushtron detyrën e mësimdhënëses së pianos në Shkollën e Muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj, ku është e angazhuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe në cilësinë e korepetitores. Nën udhëheqjen e saj, nxënësit marrin pjesë rregullisht në gara dhe festivale pianistike, ku janë vlerësuar me çmime të para, të dyta dhe të treta.
Si pianiste korepetitore, ajo ka qenë e angazhuar në një numër të madh koncertesh dhe veprimtarish artistike. Veçanërisht, ka marrë pjesë në cilësinë e korepetitores në International Competition of Young Musicians ArsKosova Prishtina dhe në Chopin Piano Fest Prishtina, në edicionet e mbajtura gjatë viteve 2024, 2025 dhe 2026. Për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj artistik, në vitin 2025 u nderua me Mirënjohje nga Fondacioni ArsKosova.