Music Department

Biography

Mimoza Misini lindur më 23 shtator, Prishtinë.
Është mësimdhënëse me eskperiencë 7 vjecare në edukimin arsimor muzikor. Praktikën e parë
shkollore gjashtë mujore e përfundoi me sukses të lartë në shkollën fillore “Faik Konica” në
Prishtinë në ligjërimin e klasës së prof. Besa Luzha (viti akademik 2016/17). Si mësimdhënëse,
ka punuar duke ligjeruar në lendën e instrumentit të flautit (viti shkollor 2018/19) dhe të pianos
kështu duke vazhduar të ligjerojë lendën profesionale muzikore solfezh për klasët e mesme e
deri tek mesimdhënia e edukimit muzikor të përgjithshëm nëpër disa shkolla fillore, si: „Jeta e
Re“ dhe në shkollën e Mesme të Ulët të Muzikës “Cesk Zadeja” në Ferizaj. Pjesëmarrja e saj
nëpër aktivitete te ndryshme muzikore ka qenë e gjerë dhe vazhon të jetë ende. Është anëtare
e disa grupeve korale, korit të qytetit, bandës frymore dhe ka qenë pjesë e Orkestres së qytetit
(në instrumentin e flautit). Shkollimi ka qenë primar dhe shumë i rëndësishëm kështu duke
filluar nga mosha e hershme, ku përpos shkollës fillore elementare të përfunduar, njëkohësisht
dhe paralelisht në moshën 9 vjec e gjysmë u regjistrua dhe filloi t’i ndiqte mësimet në shkollën e
Ulët të Muzikës „Cesk Zadeja“ në klasën e flautit tek prof. Visar Mehmeti (flautist), pastaj duke
vazhduar ligjerimin tek prof. Arditë Lubishtani (flautiste) deri në përfundimin e shkollës së
mesme të muzikës. Si rrjedhojë, studimet BA (Pedagogji e Përgjithshme Muzikore) dhe MA
(Edukim Muzikor) i përfundoi në Universitetin shtetëror të Prishtinës „Hasan Prishtina“, në
degën e artit muzikor DAM (viti akademik 2018/19) duke rezultuar në graduim në lëndën „Histori
e Muzikës“ (viti akademik 2024/25) në klasën e prof. Rreze Kryeziu-Breznica (muzikologe).