Feb 13, 2026

Aktivitete në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republika e Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republika e Kosovës, në Shkolla e Arteve “Çesk Zadeja” u zhvillua aktiviteti edukativ “Rrugëtimi drejt Pavarësisë”.

Në këtë takim morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Afrim Llabjani, pëfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës z. Luan Jahiri si dhe drejtoresha e shkollës znj. Pranvera Sylejmani, së bashku me stafin arsimor.

Nxënësit e Shkollës së Arteve treguan interesim të veçantë dhe reflektim të thellë, duke dëshmuar se arti dhe atdhedashuria ecin krah për krah. Pyetjet dhe mendimet e tyre treguan vetëdije për përgjegjësinë që ka brezi i ri për ta ruajtur dhe forcuar shtetin tonë. Diskutimi u ndal edhe te rëndësia e drejtësisë së paanshme dhe mesazhi ynë për këtë përvjetor: “Drejtësi, jo Politikë”.

Ky takim ishte dëshmi se kujtesa historike duhet të ruhet dhe të kultivohet me dinjitet, ndërsa roli i shkollës mbetet thelbësor në formimin e brezave që do ta mbajnë gjallë frymën e lirisë.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! 🇦🇱

Nderim i përjetshëm për veteranët e UÇK-së! 🇽🇰