3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara
Dec 03, 2025
Sot, me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara – mbajtëm një ligjëratë vetëdijesuese me nxënësit e shkollës sonë. Biseduam për rëndësinë e mbështetjes, respektit dhe ndihmës ndaj personave me nevoja të veçanta, si dhe për mënyrat se si secili prej nesh mund të kontribuojë në një mjedis më gjithëpërfshirës.
Gjatë ligjëratës u zhvillua edhe një diskutim i hapur mbi situatat kur kemi ofruar ndihmë dhe mbështetje për të tjerët. Nxënësit sollën shembuj konkretë dhe ndanë përvoja personale që treguan gatishmërinë, humanitetin dhe empatinë e tyre.
Nxënësit shikuan edhe videon e përgatitur nga Qendra PEMA, e cila përcolli mesazhe të qarta për empatinë, barazinë dhe solidaritetin.
Psikologja e shkollës.