Mar 08, 2025

Në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara

Nderim për Gratë Veterane të Luftës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shkolla jonë, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, organizoi një takim të veçantë me gratë veterane të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, si shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e tyre, u dhuruan vazo të pikturuara nga artistët e rinj që morën pjesë në një punëtori dyditore. Në këtë nismë u bashkuan edhe rektori dhe përfaqësuesit e institucioneve, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për rolin e grave në luftë dhe në ndërtimin e shoqërisë sonë.

Kjo dhuratë modeste është një shprehje simbolike e falënderimit për guximin, forcën dhe përkushtimin e këtyre grave, të cilat mbeten shembull frymëzimi për brezat e rinj.