Sep 23, 2025

Në prag të Ditës së Dëshmorëve në Ferizaj, nxënës dhe mësimdhënës nga Dega e Artit Figurativ e shkollës sonë, me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, iu bashkuan aktiviteteve përkujtimore së bashku me FSK-në, Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit.

Në Varrezat e Dëshmorëve u realizua rifreskimi dhe përditësimi i të dhënave për secilin dëshmor, në nderim të kujtimit dhe sakrificës së tyre.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtoresha Pranvera G. Sylejmani dhe profesori Agon Qosa, duke përfaqësuar shkollën tonë me dinjitet dhe respekt për veprën e dëshmorëve.