Donacion
Music Department
Dec 12, 2025
Një dhuratë e çmuar për shkollën tonë!
Sot, shkolla jonë u pasurua me një piano-organo të re, një instrument i veçantë që do t’u shërbejë nxënësve tanë në zhvillimin e aftësive të tyre muzikore.
Faleminderit nga zemra Bernardete Avgustini, donatorja bujare e kësaj dhurate kaq domethënëse. Kontributi i saj do të mbetet pjesë e rëndësishme e rrugëtimit artistik të shumë gjeneratave të reja.
Mirënjohje dhe faleminderit për mbështetjen!