Donacion, Baby Piano
Oct 30, 2025
Pranuan zyrtarisht një baby grand piano dhe një karrige për piano, donacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Drejtoresha e Shkollës së Arteve, znj. Pranvera Sylejmani, dhe anëtari i Këshillit Drejtues të shkollës, prof. Kenan Bytyqi, pranuan zyrtarisht një baby grand piano dhe një karrige për piano, donacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Në këtë rast, shprehim falënderimet më të sinqerta për Ministrin Hajrulla Çeku, Sekretarin e Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Drejtorin e Filharmonisë së Kosovës Dardan Noka për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në vend. ![]()
Ky donacion është pjesë e nismës së MKRS për fuqizimin e institucioneve artistike dhe edukative, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit që të kultivojnë talentin e tyre muzikor. ![]()
![]()