Nov 06, 2025

Sot dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj z. Artan Selimaj, mësues i violinës dhe violonçelit në Chicago, me origjinë nga Korça, për gjestin e tij bujar dhe plot dashuri për muzikën e re shqiptare.

Z. Selimaj i ka dhuruar një violinë Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, që ky instrument të jetë në shërbim të nxënësve tanë të talentuar dhe pasionuar pas muzikës.

Ky gjest fisnik është një shembull i bukur se si dashuria për artin dhe vendlindjen nuk njeh kufij. Faleminderit që mbështetni të ardhmen e muzikës sonë dhe që frymëzoni brezat e rinj të ndjekin ëndrrat e tyre me përkushtim e pasion!