Dec 05, 2025

Kjo ekspozitë virtuale e pikturave të realizuara nga nxënësit e shkollës tonë ka për qëllim përmes shitjës grumbullimin e fondeve për Qendrën Down Syndrome në Ferizaj. Ky aktivitet është mbështetur nga Qendra The Village dhe Cotto Restorant, dhe ka për qëllim të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për ata që kanë nevojë.

Ju lutemi, bashkohuni me ne në këtë ngjarje të veçantë dhe kontribuoni për një shkak të rëndësishëm. Pjesëmarrja juaj do të ketë një ndikim të madh në jetën e individëve me sindromën Down dhe do të ndihmojë në integrimin e tyre në shoqëri.