Oct 22, 2024

ekspozita "Thirrëm dhe Mua", sensibilizimi për kancerin e gjirit.

Muaji Roze🎀

Sonte u hapë ekspozita "Thirrëm dhe Mua", dhe jemi mbledhur këtu jo vetëm për të admiruar artin, por për të dhënë zë një kauze që prek zemrat e shumë njerëzve, sensibilizimi për kancerin e gjirit.

Kjo ekspozitë është një shprehje e fuqishme e ndjenjave, përvojave dhe shpresave që rrethojnë këtë sëmundje.

Kanceri i gjirit është një realitet që ndikon në jetën e shumë grave dhe familjeve. Por me çdo pikturë, ne kujtojmë se nuk jemi vetëm. Ne jemi një komunitet që qëndron së bashku, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke rritur vetëdijen për rëndësinë e kontrollit të hersheshm.

Faleminderojm të gjithë që sonte që ishit prezent, ne shprehim mirënjohje për artistët që kanë ndarë talentin e tyre. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë dhe të sjellim shpresë për ata që kanë nevojë.

Gjithashtu faleminderojm kuratorën e ekspozitës për bashkëpunim, Qliresa Hasani per moderimin, Kastriot Zeqiri , Skender Bedriu për aranzhimin e ekspozitës, Fatlum Kosumi që përmes fotografisë e dokumontoi këtë event.