Epopea e UÇK-së
Music Department
Art Department
Mar 06, 2025
Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për Nder të Epopesë së UÇK-së nga Nxënësit e Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja”
Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Arteve “Çesk Zadeja” zhvilluan një aktivitet përkujtimor në nderim të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur lule dhe duke përkujtuar sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së.
Ky aktivitet përkujtimor është një dëshmi e përkushtimit të brezit të ri për të mbajtur gjallë kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.