Dec 12, 2025

Të nderuar prindër dhe mysafirë,

Shkolla e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë në Koncertin dhe Ekspozitën Festive të organizuar me rastin e festave të fundvitit. Nxënësit tanë do të paraqiten me një program të pasur muzikor dhe një ekspozitë punimesh artistike, duke sjellë atmosferën e ngrohtë dhe plot gëzim të këtyre festave.

📅 Data:17.12.2025

🕒 Ora:18:00

📍 Vendi: Galeria e Arteve-Ferizaj

Prania juaj do të jetë një mbështetje e çmuar për nxënësit tanë dhe për punën e tyre gjatë gjithë vitit.

Ju mirëpresim me shumë kënaqësi!