KFOR-in amerikan
Music Department
Art Department
Dec 04, 2025
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim KFOR-in amerikan në shkollën tonë.
Gjatë vizitës, ata shikuan nga afër ambientet dhe kushtet e shkollës, diskutuan me ne për arritjet tona dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ishte kënaqësi të dëgjonim se ata u impresionuan nga hapësirat tona, nga puna e stafit dhe sidomos nga performancat e nxënësve tanë.
Me gëzim presim bashkëpunimet e ardhshme dhe projektet që do të na bashkojnë në shërbim të komunitetit dhe arsimit.