Koncert dhe Ekspozite e fundvitit
Dec 18, 2025
Disa nga emocionet dhe përshtypjet që na prekën zemrën pas koncertit tonë ![]()
![]()
Të dëgjosh fjalë vlerësuese nga njerëz që e njohin artin, arsimin dhe rrugëtimin e shkollës sonë, është motivimi më i madh për ne. Përshtypjet e Drejtorit të Kulturës z. Gazmend Bytyçi, Zyrtarit të lartë të Drejtorisë së Arsimit z. Bashkim Bytyçi, Drejtorit të parë dhe një ndër themeluesit e shkollës z. Shaqir Govori, Drejtoreshës së shkollës znj. Pranvera Sylejmani, anëtarit të Këshillit Drejtues z. Kenan Bytyqi, rreshterit Craig nga KFOR-i, si dhe prindërve të nxënësve tanë, na rikujtuan pse kjo skenë ka kaq shumë kuptim për ne.
Çdo fjalë e tyre ishte një emocion më shumë, një shtysë për të vazhduar me edhe më shumë dashuri, përkushtim dhe besim në talentin e fëmijëve tanë. Faleminderit që ishit pjesë e këtij momenti të veçantë ![]()
![]()