Koncert klase i Pianos
Music Department
Dec 23, 2025
Sot, në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u përjetua një mëngjes i mbushur me emocione, muzikë dhe talent. Pianistët e klasës së prof. Shkresa Raqi dhuruan interpretim të mrekullueshëm, duke dëshmuar përkushtim, punë dhe dashuri për artin.
Faleminderit të gjithë nxënësve, profesoreshës, prindërve dhe të pranishmëve që e bënë këtë koncert kaq të veçantë. Muzika na bashkoi dhe na frymëzoi!