Dec 19, 2025

Me shumë emocion dhe atmosferë festive u mbajt Koncerti Festiv në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ku nxënësit e klasës së saksofonit, violonçelit dhe trompetës dëshmuan talentin dhe punën e tyre të palodhur.

Një falënderim i veçantë për mësimdhënësit Prof. Alma Delolli, Prof. Enis Osmani dhe Prof. Landrit Kryeziu për përgatitjen profesionale dhe përkushtimin e vazhdueshëm. 🎶✨

Faleminderit të gjithë të pranishmëve që e bënë këtë koncert edhe më të veçantë.