Koncerti i klasës së pianos
Music Department
Dec 15, 2025
Koncerti i klasës së pianos u përmbyll me shumë emocione, tinguj të bukur dhe përkushtim artistik. Nxënësit treguan talent, punë të palodhur dhe dashuri për muzikën, duke na dhuruar një përvojë të veçantë.
Falënderim i veçantë për prof. Shaban Ratkoceri për udhëheqjen dhe përkushtimin profesional, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit që performuan me shumë sukses.
Mirënjohje edhe për prindërit dhe të pranishmit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.