Feb 14, 2026

Interpretimi profesional të pedagogëve tanë, Rinor Aliu– piano dhe Milot Bytyçi – kitarë

Sonte në Galerinë e Arteve u mbajt me sukses Koncerti Recital i Shkollës sonë “Çesk Zadeja”, nën interpretimin profesional të pedagogëve tanë, Rinor Aliu– piano dhe Milot Bytyçi – kitarë, publiku pati mundësinë të shijojë një program artistik të përzgjedhur me kujdes, i cili u prit me duartrokitje dhe vlerësime të shumta.

Ky koncert ishte një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe nivelit artistik që kultivohet në shkollën tonë. Falënderojmë të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe respektin ndaj artit, si dhe Komunën e Ferizajt – Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bashkëpunimin.