Oct 15, 2025

Vizitë në Filharmoninë e Kosovës

Nxënësit e Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja” zhvilluan një vizitë në Filharmoninë e Kosovës, ku patën mundësinë të njihen nga afër me punën profesionale të orkestrës, instrumentistëve dhe dirigjentit. Kjo vizitë ishte një përvojë e vlefshme edukative dhe frymëzuese për nxënësit, duke iu ofruar atyre mundësinë të kuptojnë më mirë jetën artistike dhe përkushtimin që kërkon performanca orkestrale.