Nov 16, 2025

Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt ekspozita “Nëntori i parë”, organizuar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër — një mbrëmje e mbushur me art, kulturë dhe atmosferë festive.

Faleminderim i posaçëm për Konsullin Vigan Berisha, i cili po e promovon me përkushtim artin dhe kulturën shqiptare në Zvicër.

Në fjalën e saj të rastit, drejtoresha e shkollës Pranvera Sylejmani përshëndeti dhe uroi për punën dhe sukseset Konsullin Vigan Berisha, zëvendësambasadoren Shukrije Ramadani, ish të burgosurit politik, kuratorin e ekspozitës Refki Gallopeni, si dhe artistët pjesëmarrës për veprat e tyre, sepse përmes artit ata shpërndajnë brez pas brezi ndjenjën e atdhedashurisë.

Një natë e mbushur me krenari dhe frymëzim!