Nxënësit e shkollës sonë në Festivalin Rajonal të Recitatorëve
Music Department
Oct 23, 2025
Nxënësit e shkollës sonë në Festivalin Rajonal të Recitatorëve – Edicioni i 22-të
Shkolla jonë ka kënaqësinë të njoftojë se nxënësit tanë do të marrin pjesë në Natën Finale të Festivalit Rajonal të Recitatorëve, i cili do të mbahet më 24 tetor 2025, në Teatrin “Adriana” – Ferizaj, duke filluar nga ora 18:00.
Ky festival, i organizuar nga Chaplin Foundation, bashkon recituesit më të talentuar të rajonit nën moton “Poezi që frymëzojnë recitimet më të bukura të rajonit.”
Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë. ![]()