Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së- Ferizaj
Nov 20, 2025
Ekspozite “Mirënjohje për Lirinë”
Liria është vepër e përjetshme, që mbahet gjallë nga kujtimi dhe nderimi.
Në kuadër të aktiviteteve të festave të Nëntorit, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Xhemile Murati - Shabani, vizituam shkollën e arteve “Çesk Zadeja”, ku nga afër pamë punimet artistike që do t’u dhurohen Familjeve të Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, në kuadër të aktivitetit “Mirënjohje për Lirinë” - një simbolikë e veçantë kushtuar të gjitha Heroinave të Familjeve të Dëshmorëve.
Falënderojmë profesorët dhe nxënësit e shkollës për punën e tyre të vyer, si dhe Komunën e Ferizajt për gatishmërinë dhe mbështetjen e pandalshme në nderim të luftës së UÇK-së.
Ky aktivitet është vazhdimësi e nismës sonë të mëhershme “Gratë që bënë histori”, ku kishim nderuar Veteranet e UÇK-së me dhurata simbolike, një mirënjohje modeste për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në lirinë që po gëzojmë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Shpërndarja e dhuratave do të bëhet më 28 Nëntor 2025.