Dec 19, 2024

Gjatë ditës së djeshme, nxënësit e shkollës së arteve “Çesk Zadeja”, nën udhëheqjen e Përgjegjëses së kartolinave nga Down Syndrome Kosova, ndihmuan në punimin e kartolinave, të ardhurat nga shitja e të cilave do të mbështesin shërbimet terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down.

Javë më parë, këta nxënës realizuan edhe piktura, dhe të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të dhurohen për Qendrën Down Syndrome Kosova – Dega në Ferizaj, një shembull ky i shkëlqyer i angazhimit dhe punës vullnetare në ndihmë të komunitetit me SD ❤️