Dec 24, 2025

Me shumë entuziazëm dhe atmosferë festive, në Shkollën e Arteve “Çesk Zadeja” u realizua loja Secret Santa me nxënësit tanë. Kjo iniciativë solli buzëqeshje, emocione të bukura dhe forcoi frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe dhurimit mes nxënësve. Përmes surprizave të vogla, por plot domethënie, u krijua një ambient i ngrohtë që i dha shkollës sonë edhe më shumë ngjyrë dhe gëzim në prag festash. 🎄🎁