Oct 28, 2025

📚 Zhvillim profesional për nxënësit tanë!

Gjatë këtij muaji, këshilltarja e karrierës ka realizuar një trajnim tejet të dobishëm me të gjitha klasat, me temën:

“Si të shkruajmë një CV në mënyrë profesionale”

dhe nën-temën po aq aktuale:

“Si ta përdorim inteligjencën artificiale në mënyrën e duhur”.

Ky trajnim kishte për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të përgatiten më mirë për të ardhmen e tyre profesionale dhe t’i aftësojë për t’u përshtatur me kërkesat e kohës moderne.