Albana Berisha
Mësimdhënëse e solfezhit
Music Department
Biografia
Albana Berisha, ka lindur në vitin 1986 në Ferizaj ku ka përfunduar shkollën fillore dhe atë të mesme të muzikës në drejtimin e pianos, në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Studimet universitare në nivelin Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “ Pedagogji e Përgjithshme Muzikore”
Pas mbarimit të shkollës së mesme është kyçur direkt në sistemin arsimor duke punuar si mësimdhënëse e muzikës.
Nga viti 2004-2005 ka punuar në shkollën fillore “Abetarja“, ndërsa nga viti 2005-2006 ka punuar në shkollën fillore “Mihal Grameno“ në Fushë-Kosovë.
Nga viti 2006-2008 ka punuar në shkollën ndërkombëtare “ILG International School” në Prishtinë, si mësimëdhënëse e lëndës së muzikës, kryesisht me fëmijët ndërkombëtarë.
Nga viti 2008-2013 ka punuar si staf social me organizatën ndërkombëtare “Instituti Jeta e Re” në Prishtinë, duke organizuar aktivitete të ndryshme me studentët universitar.
Nga viti 2014 e deri më sot vazhdon të punojë si profesoreshë në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Në këtë shkollë Albana Berisha fillimisht ka punuar si mësimdhënëse e pianos, duke treguar shumë suksese me nxënesit individual të cilët kanë marr pjesë në shumë gara të pianos ku disa prej tyre edhe janë shpërblyer me çmime të para. Ndërsa tani ajo vazdon angazhimin e saj si mësimdhënëse e lëndës së Solfezhit, me nxënësit e nivelit fillor dhe atë të mesëm.
Për Albana Berishën shembulli dhe modeli më i veçantë i sakrificës si një mësuese dhe patriote mbetet gjithmonë e mësuesja e paharruar Sevasti Qiriazi-Dako e cila thotë “I quaj heronj ata që sakrifikojnë veten për hir të të tjerëve dhe jo ata që sakrifikojnë të tjerët për hir të vetes”.