Kenan Bytyqi
Mësimdhënës i Perkusioneve
Music Department
Biografia
Shkollimin e mesëm e përfundoi në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Më pas, ndoqi studimet universitare në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe Shkup, në degën e Perkusionit, nën udhëheqjen e prof. m-r Mojca Sedeu.
Përvoja e tij profesionale:
Përpara studimeve, nga viti 2004 u angazhua si mësimdhënës i lëndës "Edukatë Muzikore" në disa shkolla fillore. Nga viti 2013, ai ushtron detyrën e mësimdhënësit të Perkusionit në shkollën e arteve “Çesk Zadeja”.
Është bashkëpunëtor i jashtëm i rregullt në orkestrën e Filharmonisë së Kosovës dhe në orkestrën frymore të FSK-së.
Përveç profilit si perkusionist, ai është njohës i shkëlqyer i teknologjisë muzikore. Vepron si producent dhe krijues i disa projekteve muzikore në stile të ndryshme.