“Ekspozitë Artistike – Mirënjohje për Lirinë”
Nov 28, 2025
Gëzuar Festat e Nëntorit! ![]()
Në kuadër të Festave të Nëntorit, sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj u hap ekspozita “Ekspozitë Artistike – Mirënjohje për Lirinë”, një aktivitet i realizuar nga nxënësit e shkollës së arteve “Çesk Zadeja”.
Ekspozita përfshiu piktura dhe vepra artistike që sollën krijimtari, emocion dhe reflektim në këtë periudhë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.
Një pjesë e punimeve artistike iu dhuruan familjarëve të dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre të pashlyeshme dhe kontributin e tyre në rrugën e lirisë.
Falënderojmë për bashkëpunimin e çmuar
Organizatën e Veteranëve të Luftës
Drejtorin e Kulturës
Kontributi dhe mbështetja e tyre e bënë këtë aktivitet edhe më domethënës.
Vlerësim dhe mirënjohje për nxënësit tanë, të cilët përmes artit po ruajnë dhe pasurojnë kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. ![]()
Urime Festat e Nëntorit! ![]()
![]()