Nov 28, 2025

Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱

Në kuadër të Festave të Nëntorit, sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj u hap ekspozita “Ekspozitë Artistike – Mirënjohje për Lirinë”, një aktivitet i realizuar nga nxënësit e shkollës së arteve “Çesk Zadeja”.

Ekspozita përfshiu piktura dhe vepra artistike që sollën krijimtari, emocion dhe reflektim në këtë periudhë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.

Një pjesë e punimeve artistike iu dhuruan familjarëve të dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e tyre të pashlyeshme dhe kontributin e tyre në rrugën e lirisë.

Falënderojmë për bashkëpunimin e çmuar

Organizatën e Veteranëve të Luftës

Drejtorin e Kulturës

Kontributi dhe mbështetja e tyre e bënë këtë aktivitet edhe më domethënës.

Vlerësim dhe mirënjohje për nxënësit tanë, të cilët përmes artit po ruajnë dhe pasurojnë kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. 🎨

Urime Festat e Nëntorit! 🇦🇱🇽🇰